E pyetur pse është hequr ora policore me 31 dhjetor, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e justifikoi me festën dhe faktin se njerëzit duhet të mblidhen pa marrë parasysh rriskun nga Covid-19.
Advertisements
Ajo tha se do të jetë një ditë e hapur por me kujdes të shtuar ku duhet të merren masa mbrojtëse dhe njerëzit të jenë të vaksinuar.
Kujtojmë se heqja e orës policore natën e ndërrimit të viteve është vendim i Komitetit të Ekspertëve në një moment kur rastet pozitive dhe shtrimet në spital janë në shifra të larta.
Advertisements
-Komiteti i eskpertëve ka hequr orën policore në natën e ndërrimit të viteve, ca ka të veçantë nga ditët e tjera dhe pse grumbullohen njerëzit?
-Manastirliu: Vendimi për datën 31 dhjetor është bazuar duke iu referuar situatës epidemiolkogjike dhe duke bërë një vlerësim të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital.
Data 31 të jetë një ditë e hapur sepse ka bërë dhe një vlerësim më të gjerë të situatës edhe në rajon, sigurisht Omicron është shqetësues ditët e fundit por 31 dhjetori, do të ketë kujdes të shtuar.
Do të lejohen lëvizjet këmbësore dhe të qarkullimit të njerëzve sepse dihet është festë dhe njerëzit mblidhen. Duhet sa më pak kontakte, të vaksinuar dhe me masa mbrojtëse.
Nga ana tjetër ne kemi protokolle shëndetësore të miratuara.
Kapacitetet që duhet të kenë baret apo restorantet, vetëm dje janë bërë më shumë se 320 inspektime për masat anti-Covid. Lufta me pandeminë na përket të gjithëve dhe përgjegjësia e qytetarëve duhet të jetë njësh me autoritetet që rrinë në këmbë.
Covid-19 nuk ka ikur, duhet të jemi më të kujdesshëm.
30% të ambjenteve ku ofrohen shërbime duhen shfrytëzuar sipas protokollit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!