Qeveria greke ka ndërmarrë disa masa për pajisjen e emigrantëve me leje qëndrimi në vend. Vendimi i ri rregullon problemet e së shkuarës, pasi ka pas mijëra raste që emigrantit i skadonte leja e qëndrimit, pa e marrë fare pasi zyrat e decentralizuara të prefekturave nuk arrinin ti shpërndanin në kohë ato.
Advertisements
Vendimi i qeverisë greke parashikon:
1- shtyrjen e lejeve të qëndrimit deri në 31 mars 2022 për të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin para kësaj date.
Advertisements
2- mundësia e aplikimit për rinovim të lejes, pa dalë leja e vjetër.
Vendimi i ri rregullon problemet e së shkuarës, pasi ka pas mijëra raste që emigrantit i skadonte leja e qëndrimit, pa e marrë fare pasi zyrat e decentralizuara të prefekturave nuk arrinin ti shpërndanin në kohë ato.
3- Njihet nga të gjitha institucionet shtetërore dhe private,”vërtetimi blu” ,ose i quajtur ndryshe rinovimi online.
Me këtë vërtetim, tashmë mundësohet kalimi lirisht në pikat kufitare mes dy vendeve.
Qeveria greke ka zgjedhur të aplikojë procedura strikte për çështjet migratore,nën shqetësimin e rritjes së emigracionit klandestin,ndërkohë që probleme janë hasur edhe me procedurat e punonjësve sezonalë,çka ka krijuar mungesë të madhe punonjësish në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe ndërtimit.
(f.i/dosja.al)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!