“Ishte kujtim për ne”, i vdìq vëllai, motra bën apelin prekës : Na ktheni orën, dikush ia hoqi nga dora kur ishte i shtrirë në tokë

34-vjeçari Leonardo Nardaçi v diq në një aksident automobilistik natën e Krishtlindjeve në Itali. Makina me të cilën ai udhëtonte, e drejtuar nga një shok i tij, humbi kontrollin dhe viktima u hodh nga kabina.

Advertisements

Ndërsa trupi i tij ishte shtrirë në tokë, dikush ia hoqi orën nga kyçi i dorës. Këtë e ka bërë të ditur motra e Leonardos, Federica , duke nisur një apel për hajdutët në Facebook: “Kthejeni Rolex-in, ishte një kujtim ”.

Leonardo Nardaçi ishte në sediljen e pasagjerit kur makina e drejtuar nga një miku i tij doli nga rruga duke përfunduar nën një urë. 34-vjeçari është hedhur nga makina, duke gjetur vd ekjen e menjëhershme. Drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

“Atyre që tentuan të shpëtonin vëllanë tim sot, ju kërkoj me dashamirësi që të na kthejnë orën që i hoqët nga kyçi i dorës kur ai kishte vdekur, një Rolex Batman (blu dhe zi). Kujtdo që e sheh atë në kyçin e dorës së dikujt ose në ndonjë dyqan ku duan ta shesin, ju lutem më lajmëroni, ishte një kujtim për ne. Nëse nuk keni guxim ta ktheni, dërgojeni në shtëpi”, shkruan motra e viktimës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë ka ndodhur me të? Semi shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore (FOTO)
Artikulli tjetërParakalimi që vràu babë e bir/ Ja çfarë ka mbetur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në ‘Rugën e Kombit(Video)