Dhùnonte prej vitesh bashkëshorten dhe dy fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e policisë në Tiranë (Detaje)

Një inspektor me inicialet A.T është arrestuar në flagrancë nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA në Tiranë. Ai u arrestua për dhunë fizikë ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Tiranë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektor A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.

Advertisements

Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh. Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Greqi, i riu tenton të vràsë babanë me sopatë(Video)
Artikulli tjetërU kap duke tràfikuar 2.5 ton lëndë nàrkotike, Gjykata e Posaçme merr vendimin për nënkomisarin e Fierit, ja me sa vite burg dëohet