Report Tv ka mësuar të tjera detaje nga ak sidenti tra gjik në aksin Milot – Rrëshen, ku humbën jetë 33-vjecari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, 3-vjecari O. Prenga. Ndërsa bashkëshortja e tij, 26-vjeçarja Fabiola Prenga mbeti e pl agosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.
Advertisements
Burimet thanë se familja Prenga udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës. 30 vjeçari me gruan dhe djalin ishin nisur të takonin dajat për festa, pasi më pas Shkurt Prenga kishte planifikuar të shkonte në Itali, ku ishte zhvendosur prej disa muajsh.
Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 16:30 në aksin Milot-Rrrëshen dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë. Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga. Si pasojë e përplasjes së fortë, Benz-i ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i saj. Arlind Mihaj me origjinë nga Tropoja ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spitalin e Traumës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!