“Se di ça kanë këto gratë e ish-burrave që më…”/ U tha se ‘thumboi’ Arbana Osmanin, Rudina Dembacaj i hedh më shumë benzinë zjarrit

Pak ditë më parë Rudina Dembacaj realizoi një Stand Up Comedy. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë që u duk si thumb për moderatoren Arbana Osmani.

Advertisements

“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi më kanë inat, e kam seriozisht”, u shpreh ajo. Kujtojmë se para shumë vitesh, Rudina Dembacaj ka qenë partnerja e Eduart Grishajt, i cili sot po shijon historinë e dashurisë me Arbana Osmanin.

Së fundmi, Rudina ka reaguar sërish rreth kësaj deklarate, e cila ka bërë xhiron e rrjetit. Ajo i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Advertisements

“Qenka bërë nami me këtë batutë, pse nuk është e vertetë? Nejse, humor njerëz, për sqarime të mëtejshme, ju pres ne Stand up- in e radhës, Une dhe Burrat”, ka shkruar aktorja në Instagram.

(E.H/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“E ke vendin poshtë urës”/ Alesia zbulon momentin më të keq të jetës së saj
Artikulli tjetërKishte 2 vite lidhje me një vajzë, ajo humbi jetën disa muaj pas ndarjes/ Denzeli rrëfen historinë e trishtë