E rëndë/ Vogëlushja piu gabimisht kokainën e babait, 5-vjeçarja përfundon në spital

Një vajzë 5-vjeçare përfundoi në spital lidhur me një dehje nga kokaina, pasi babai e kishte futur drogën në një gotë me ujë.
Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në Ravenna në festën e Krishtlindjes. Babai tha se ai bëri një gabim, që nuk mund ta kompensojë. Dyshohet se ai ka derdhur aksidentalisht pluhurin e kokainës në ujë në vend të ilaçeve të dedikuar për vajzën e vogël.

Advertisements

Babai më pas telefonoi urgjencën, i shqetësuar për gjendjen e fëmijës. Vajza e vogël u dërgua fillimisht në dhomën e urgjencës në Ravenna dhe më pas në spitalin Sant’Orsola në Bolonja për t’u shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pediatrike.

Mjekët arritën ta stabilizojnë, por duhet më shumë kohë për të përcaktuar gjendjen e saj të përgjithshme. Policia e cila ka ndërhyrë me urgjencë pas denoncimit të personelit mjekësor, po mbledh informacion edhe përmes skuadrës së lëvizshme.

Advertisements

Nga këqyrja fillestare në shtëpinë e fëmijëve, të kryer me Departamentin e Mjekësisë Ligjore, janë gjetur gjurmë kokaine.
Ndërkohë, prokuroria ka hapur dosjen për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak” Më ka ndodhur një…”/ Denzeli nxjerr anën e Alesias që nuk e njihnim, takimi i parë pas 4 muajsh…
Artikulli tjetër“E ke vendin poshtë urës”/ Alesia zbulon momentin më të keq të jetës së saj