Zbulohen të tjera detaje mbi vrasjen e 35-vjeçarit Albi Bashaliu, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Gjocaj të Peqinit.
Advertisements
Burime nga Policia bëjnë me dije për “Panorama.al” se paraprakisht po hetohet në pistën e hakmarrjes.
Kjo pasi vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, vrau në qershor të këtij vit Ylber Xhahysën, babain e Enriko Xhahysës, i cili dyshohet të jetë një prej autorëve të krimit të sotëm.
Advertisements
Dyshohet se 22-vjeçari së bashku me një person tjetër ekzekutuan mëngjesin e sotëm Albi Bashaliun jashtë një lokali. Pasi e ekzekutuan, autorët dogjën makinën në vendin e krimit dhe u larguan me mjetin e viktimës nga vendngjarja.
Autorët e vrasjes kanë qenë me maska anti-Covid dhe kapele në momentet e krimit. Mësohet se policia ka kryer sot kërkime me helikopter në zonë për kapjen e 22-vjeçarit.
Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e 8 qershorit në një lokal të fshatit pas një konflikti me Leonard Bashaliun.
Ylber Xhahysa i kishte gërvishur makinën Leonard Bashaliut dhe duket se kjo ngjarje u bë shkak për krimin e rëndë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!