2022 nis me “këmbën e mbarë” për motin dhe vetë sinoptikanen, priten surpriza…

Ditët e fundit pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe stuhi ere.

Advertisements

Reshjet kanë qenë me intensitet të lartë në zona të caktuara, por pritet që pas mesditës së sotme, gradualisht situata do të qetësohet.

Gjatë fundvitit temperaturat pritet të jenë të larta dhe me mot të ngrohtë, ashtu siç do të nisin edhe dy ditët e para të vitit të ardhshëm.

Advertisements

Pritet që në disa zona, si ajo e Korçës dhe Pogradecit, ku pothuajse çdo fundvit ka prani të reshjeve të dëborës, këtë vit të zëvendësohen nga i ngrohti.

Lajmin e ka bërë të ditur sinoptikania e njohur e Meteoalb, Adiola Bani, e cila ndërkohë pret lindjen e një fëmije në nisje të vitit të ardhshëm. Fëmija pritet të jetë vajzë./albeu.com/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAutorët hapën derën pa e thyer/ Zbardhen detaje të reja nga grabitja e banesës së Vaçe Zelës, ja kush e zbuloi ngjarjen
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Përmirësohet ndjeshëm situata e Covid në Kosovë, ja bilanci i 24 orëve të fundit