Ndodh e papritura në shtëpinë e Mbretëreshës së këngës shqiptare, Vaçe Zelës në Tiranë(Detaje)

Është quajtur Mbretëresha e këngës Shqiptare, me dhjetëra çmime të fituara, ikona e muzikës së lehtë për disa dekada, por sërish hajdutët nuk duan t’ia dinë.

Advertisements

Policia bën me dije për Gazetasi.al, se disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj.

Denoncimi u dorëzua nga motra e ikonës së këngës shqiptare, që kujdesej për banesën e Vaçe Zelës. Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë përvetësuar, është edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës.

Advertisements

Siç ka deklaruar në polici, F.Z., e konstatoi menjëherë vjedhjen sapo futi çelësin në derë dhe kuptoi se dera ajo ishte e hapur.

“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, – ka thënë motra e këngëtares.

Por policia, megjithë këqyrjen e detajuar, nuk ka zbuluar asnjë gjurmë daktiloskopike, pavarësisht kërkimeve. Policia shpreson që një fije floku e gjetur në banesë dhe që është dërguar pranë laboratorit të kriminalitikës, mund t’i çojë tek autori i dyshuar i vjedhjes.

Sipas burimit janë kërkuar kamerat e sigurisë në zonën rreth shtëpisë, por deri tani nuk janë gjetur.Ndërsa nga inventari i kryer në banesën e Vaçe Zelës, motra e saj thotë se janë vjedhur përpos dekoratës, edhe kutitë me bizhuteri dhe sende të çmuara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Trajneri i boksit tenton të përdh*nojë 14 vjeçaren, e mitura shpërthen në të qara
Artikulli tjetër“Alienët do dërgojnë në Tokë një…”, publikohet parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për 2022-in