La një letër dhe u hodh në shpellë/ RENEA dhe FNSH-ja nxjerrin nga humnera trupin e pajetë të 48-vjeçares

Forcat RENEA dhe FNSH-ja e Shkodrës kanë qenë sot në fshatin Meshqerraj të Shkodrës, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga shpella të trupit të pajetë të 48-vjeçares Shpresa Hasramaj. Kjo e fundit kishte humbur kontaktet me familjen ditët e fundit.

Advertisements

Dyshohet se ajo është hedhur në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” në rajonin e fshatit Mushqerraj.

Dyshimet bazohen nga fakti se në afërsi të shpellës është gjetur një letër, ku e ndjera thotë se po i jep fund jetës duke u hedhur aty. Më të marrë njoftimin, në vendngjarje kanë shkuar forcat e MNZH-së me mjetet që disponojnë dhe janë përpjekur të futen në shpellë, por nuk ka qenë e mundur për shkak të thellësisë.

Advertisements

Gjithashtu të pranishëm kanë qenë edhe forcat e policisë. Nisur nga më sipër u kërkua mbështetja me forca të specializuara për depërtime në thellësi për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për kërkimet për shtetasen Sh. H., 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘’Ajo është e bërë famshme me asgjë’’-Big Mama flet pas daljes nga Big Brother VIP: Gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte e fortë
Artikulli tjetërGjithçka me plan/ Pas daljes nga ‘BBV’ Big Mama fillon dasmat