Pse nuk flisnin jashtë shtëpisë? Einxhel rrëfen ‘sherrin’ me Donald Veshajn

Moderatorja Einxhell Shkira ka treguar shkakun e sherrit mes saj dhe aktorit Donald Veshaj, duke treguar për herë të parë se nuk flisnin jashtë shtëpisë.

Advertisements

Gjatë një diskutimi me balerinin Ilir Shaqiri, ajo ka treguar se nuk kishte ardhur për të mbrojtur aktorin, pasi me të nuk kishte asnjë marrëdhënie miqësore jashtë shtëpiësë së “Big Brother VIP”, edhe pse e njihte më parë.

Einxhell: Unë me Donaldin jashtë kësaj shtëpie nuk flisnim. Si mendon që kam ardhur për t’i mbajtur krahun atij për të sulmuar ty? Unë njihja Fifin dhe Donaldin, e me asnjë nuk flisja.

Advertisements

Donaldi: Kemi një muhabet tonin, që jashtë jemi prishur për diçka. Jemi prishur në relata pune, na ka ngelur qejfi. Bllok në Instagram. Ajo ka ardhur këtu dhe ti i ke thënë Donaldina direkt

Mesa duket Donaldi dhe Einxhell janë përplasur me njëri-tjetrin në momentin kur bashkëpunuan për projektin “Binjakët”, një emision që moderohej nga dy vëllezërit Veshaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSporti në zi/ Covid i merr jetën parakohe kampionit botëror dhe evropian të Kickbox-it (FOTO)
Artikulli tjetërKush ësht partnerja e re dhe arsyeja pse e mban larg syve të publikut, njihuni me historinë e komplikuar të Sabianit