Sporti në zi/ Covid i merr jetën parakohe kampionit botëror dhe evropian të Kickbox-it (FOTO)

Ndërron jetë nga Covid kampioni i Kickboksit.

Advertisements

Fred the Undertaker Sinistra, një ish-kampion belg, evropian dhe botëror i kikboksit, ka vdekur në moshën 41-vjeçare.

Advertisements

Sinistra ishte i famshëm në qarqet frankofone si mohues i pandemisë Covid dhe thuhej se nuk dëshironte të shqiptonte kurrë fjalën COVID-19.

Sipas “De Telegraaf”, 41-vjeçari që konsiderohej “njeriu më i fortë i Belgjikës”, nuk e pranonte ekzistencën e koronavirusit.

Sinistra ishte shtruar në spital në fund të nëntorit, me mushkëritë e prekura nga Covid-19. Sipas mediave belge, ai doli nga spitali, por ndërroi jetë disa ditë më pas.

Në rrjetet sociale, ish-kampioni shkruante kështu pak para se të ndërronte jetë: “Falemnderit për mbështetjen tuaj. Tani po rekuperohem në shtëpi, ashtu siç duhet të bëja që në fillim. Do të kthehem 1000 herë më i fortë”.

Sinistra nuk e pranoi kurrë që u shtrua në spital si pasojë e Covid-19. Edhe bashkëshortja e tij mohon që vdekja të ketë lidhje me virusin.ic

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdërron jetë në moshën 92 vjeçare ish-presidenti, ‘theu’ akullin me Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës
Artikulli tjetërPse nuk flisnin jashtë shtëpisë? Einxhel rrëfen ‘sherrin’ me Donald Veshajn