I çuditi të gjithë me vendimin e saj, Beatrixi tregon përse nuk zgjodhi Donaldin, ja kë shpëtoi nga nominimi

Mbrëmjen e djeshme publiku votoi Arjolën si më të preferuarën, duke e shpëtuar kështu nga nominimi.

Advertisements

Arjola u habit që u zgjodh si më e preferuara për momentin dhe meritat ia la vajzës së saj të vogël, e cila hyri mbrëmë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë për ta surprizuar atë.

Dhe si më e preferuara, aktorja e njohur kishte edhe një detyrë. Ajo duhej që të zgjidhte personin e parë që donte ta shpëtonte nga nomimini dhe kështu me radhë pastaj zinxhir.

Advertisements

E vënë në vështirësi, Arjola u mendua se kë emër të thoshte e më pas tha Monika Lubonjën. Kjo e fundit zgjodhi të shpëtonte Beatrix Ramosajn, e cila më pas i habiti të gjithë me zgjedhjen e saj.

Këngëtarja e njohur tha emrin e modeles bukuroshe, Beniada Nishani. Kur u pyet se pse shpëtoi Benin, ajo u shpreh se i ka qëndruar këto ditë që nuk është ndjerë mirë shumë pranë.

Beatrix shtoi se nuk tha emrin e Donald Veshajt, pasi ai është i fortë dhe nuk rrezikon që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Por aktori i humorit i shpëtoi nominimit pasi e shpëtoi Beniada.

Ndërkohë 3 banorët e fundit që nuk iu përmend emrin shkuan në televotim dhe ata janë, Iliri, Meridiani dhe Antonela.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Dyshoja se më tradhtonte burri”, Paloma hap zemrën dhe rrëfen momentet më të errëta të martesës së saj(VIDEO)
Artikulli tjetër‘Çmenden’ temperaturat natën e ndërrimit të viteve, Adiola Bani parashikon si do të jetë moti në gjithë vendin deri në 1 janar 2022