Skandali i publikimit të të dhënave personale të qytetarëve ka vijuar sot me shpërndarjen e databazës së targave të automjeteve të të gjithë shoferëve dhe kompanive në Shqipëri.
Advertisements
Lista e re e përhapur sot në rrjetin Whatsapp përmban të dhënat personale të rreth 530 mijë qytetarëve të cilët zotërojnë një automjet.
Në këtë databazë nuk mungojnë dhe të dhënat e kartës së identitetit, emër mbiemër të qytetarit që e zotëron atë. Po ashtu në këtë databazë janë dhe numri i makinave që disponojnë të gjithë kompanitë në Shqipëri që në total janë rreth 61 mijë.
Advertisements
Kjo databazë ka dhe disa të dhëna interesante, përsa i përket numrit të makinave luksoze që kanë hyrë në Shqipëri dhe që janë regjistruar në vendin tonë.
Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistruar 16 makina luksoze “Ferrari”, njëra prej të cilave është në pronësi të Rigels Rajkut, i njohur si Noyzi.
Po ashtu bie në sy se në vendin tonë janë në përdorim 37 Bentlly, 8 makina Rolls-Royce.
Lista e makinave luksoze vijon me 45 Lamborghini dhe 48 makina Maserati.
Trendi janë bërë dhe dy makinat që përdor kryeministri Rama, Cadillacu i më parshëm dhe GMC Yunko që përdor aktualisht.
Në Shqipëri figurojnë rreth 151 makina Cadillac dhe 49 makina amerikanë GMC.
Ajo që bie në sy është fakti se ndër makinat më të përdorura në vendin tonë është Mercedez Benzi me 89 087 mjetë të regjistruara.
Po ashtu figurojnë dhe 25 311 Audi në gjithë vendin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!