Parashikimi i frikshëm i profesorit të Shëndetit Publik: Mund të regjistrojmë deri në 100 mijë infektime të reja në ditë

Ëalter Ricciardi, president i Federatës Botërore të Shëndetit Publik, ka ngritur alarmin për Italinë, pasi ka parashikuar se që nga janari, vendi mund të regjistrojë më shumë se 100 mijë infektime me COVID-19 në ditë.

Advertisements

Sipas tij, 44 mijë rastet e regjistruara ditën e djeshme nuk janë piku i pandemisë, pasi janari do të jetë muaji ku do të regjistrohen shifra të ngjashme me ato të vendeve të tjera, të cilat po vuajnë akoma më shumë nga varianti Omicron.

“Parashikoj që në janar do të ketë një rritje shumë të fortë dhe në atë moment do të duhet të bëjmë një bilanc të situatës. Me vitin e ri rrezikojmë të kalojmë 100 mijë raste në ditë siç ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i frikshëm në vend, ka humbje jete (EMRI)
Artikulli tjetërSkandali me databazën e targave/ Nga Ferrari, Lamborghini, Bentlly dhe Rolls-Royce, ja makinat luksoze që përdoren në Shqipëri