Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes.
Advertisements
Qazim Aliu, pronari i banesës shprehet se flakët kanë djegur çdo gjë. Siç duket nga pamjet ai edhe vetë ka marrë djegie në fytyrë, por për fat të mirë jo shumë të rënda. Zjarri ra në Hotolisht, Librazhd dhe për ta shuar u mobilizuan dy mjete zjarrfikëse.
“Aksidentalisht mori flakë shtëpia. Të gjitha gjërat brenda janë djegur. Më është djegur e gjithë shtëpia. Me televizor, me rrobe, me të gjitha gjerat. Dolëm jashtë për momentin…,” u shpreh Aliu per Abc.
Advertisements
Shkaqet nuk dihen ende, ndërsa shefi i zjarrfikëses është shprehur se për momentin janë të fokusuar në shuarjen e flakëve.
(E.H/Faxweb.al)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!