Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar ditën e sotme ku ka bërë me dije se nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, ne pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë, në datat 24 dhe 25 dhjetor.
Advertisements
Kjo masë vjen përshkak të fluksit të madh të qytetarëve vendas dhe të huaj të cilët zgjedhin fshatin turistik të Dardhës për të kaluar krishtlindjet. Nga ana tjetër, mjetet 8+1 do të lejohet të qarkullojnë në venddodhjen e sipërpermendur.
Shërbimet e policisë rrugore, do të jenë në gadishmëri të plotë dhe prezente nëpër akset rrugore, për të qenë pranë qytetarëve duke orientuar trafikun dhe lëvizjen e mjeteve, për të parandaluar çdo bllokim të mundshëm të trafikut ose ngjarje rrugore.
Advertisements
NJOFTIMI
DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore.
Duke marrë shkas nga fluksi i lartë i mjeteve motorike, të cilat kanë destinacion aksin rrugor Korçë-Dardhë, nga fakti që nuk ka hapësira të mjaftueshme të shesh parkimeve për mjetet e tipit autobus, si edhe nga vështirësitë e hasura në shkëmbimin e mjeteve, njoftojmë të gjithë qytetarët, bizneset e fshatit turistik Dardhë dhe drejtuesit e mjeteve, se për datat 24 dhe 25 dhjetor 2021, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, më pas pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë.
Sqarojmë se nga vendndodhja e lartpërmendur, deri në destinacione të tjera të këtij fshati turistik, qarkullimi mund të kryhet vetëm me automjete me kapacitet deri në 8+1.
Shërbimet e policisë rrugore, do të jenë në gadishmëri të plotë dhe prezente nëpër akset rrugore, për të qenë pranë qytetarëve duke orientuar trafikun dhe lëvizjen e mjeteve, për të parandaluar çdo bllokim të mundshëm të trafikut ose ngjarje rrugore.
Policia Rrugore Korçë, apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve dhe të shmangin përdorimin e pijeve alkoolike, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën vertikale, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe pajisje dimërore.
Duke ju uruar gëzuar festat e fundvitit, ftojmë qytetarët që të denoncojnë në portalin Komisariati Dixhital dhe në numrin 112, çdo paligjshmëri.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
(E.H/Faxweb.al)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!