Shkarkohet nga detyra zëvendës ministrja e Financave, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zëvendës ministrja e Financave Dajna Sorensen. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ndërkohë që Këshilli i Ministrave ka zgjedhur dhe emrin e ri tek Financat e vendit, pasi është vendosur që do të jetë Olta Manjani që do të zëvendësojë Sorensen.

Advertisements

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Znj. Dajna Sorensen, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Advertisements

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas një tjetër skandal! Pas pagave del në qarkullim databaza me targat e makinave
Artikulli tjetërI fundit/ Vjen dorëheqja e parë nga skandali i publikimit të pagave