Rafael Genish, pronari i një ‘Call Center’ në Tiranë është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana. Ndërkohë që janë arrestuar 20 persona të tjerë, nga 60 që u shoqëruar ditën e djeshme.
Advertisements
Mësohet se janë më shumë se 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë, dhe i është shkaktuar dëm disa miliona euro. 2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.
Prokuroria dyshon se është krijuar një skemë mashtrimi nëpërmjet programeve dhe platformave si Forex, viktima të së cilës kanë qenë shtetasit e huaj.
Advertisements
Në Shqipëri janë shtuar si kërpudhat call center që shërbejnë si ndërmjetësuese mes qytetarëve që duan të investojnë dhe të futen në tregjet financiare, dhe bankave, që ndryshe quhen kompani brokerimi. Tregu më i madh financiar në botë që ofron mijëra burime investimesh (çiftet e monedhave, ar, aksione në naftë apo indekse të bursave të ndryshme), është Forex, që përfshin edhe tregun e bursave, edhe të mallrave edhe të monedhave, dhe dyshohet se pikërisht nën këtë logo luajnë edhe shumë kompani fantazmë të hapura në Shqipëri, që kryesisht mashtrojnë qytetarë të huaj.
Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për të verifikuar në terren këtë treg të paligjshëm, të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencura. Këto shoqëri që maskohen si ligjore, joshin të huajt nëpërmjet skemave të mashtrimit të investojnë para që kalojnë në llogari të përgjumshme bankare, me premtimin se për një periudhë të shkurtër kohore, investimi i tyre do të shumëfishohet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!