Sali Berisha deklaron se para zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha i ka dërguar përfaqësues të huaj për të marrë mendimin e tij në lidhje me një koalicion të mundshëm qeverisës me Edi Ramën.
Advertisements
“Mua më pyetën në fund të fushatës, çfarë mendon ti për një koalicion. U thash që jam kategorikisht kundër. Më pyetën të huajt, që sigurisht ishin dërguar me 100 për qind nga ai (Basha)”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri tha se përgjigja e tij ishte e qartë, se jo vetëm nuk do ta pranonte një koalicion të tillë, por edhe do ta kundërshtonte atë.
Advertisements
“U thashë që koalicioni nuk do të mund të bëhet, që do të thotë se do t’i kundërvihem me të gjithë mjetet. Këtë përgjigjen e dytë morën nga unë”, u shpreh Berisha në një intervistë për MCN.
Berisha mendon se edhe ky qëndrim ka ndikuar te shpallja e tij non grata nga SHBA.
“Tre jave pasi humbi PD zgjedhjet, unë shpallem non-grata, sepse duhej hapur rruga që ky të shkonte në qeveri. Unë nxirrja Shqipërinë në rrugë dhe në shesh dhe ato zgjedhje nuk i pranoja. Lul Basha i certifikoi. E thirra në zyrë, i thashë janë tre faktorë. Janë shkelë këto tre kritere, janë disbursuar 91 milionë euro në 4600 familje nga thesari. U përdorën bandat, por mbi të gjitha patronazhistët, që reagoi dhe Transparency International. Në vend të nismin betejën, ky i certifikoi zgjedhjet”, u shpreh Berisha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!