Skandali i pagave/ Rama justifikohet: U ka ndodhur edhe shteteve të mëdha, nuk jemi as të parët as të fundit!

“Nga analiza paraprake ngjan më shumë se ndërhyrje si një infiltrim i brendshëm sesa i jashtëm, nga nnjë sulm jo kibernetik gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi as të parët as të fundit. Nëse i referohemi viteve të fundit ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete të mëdha nga SHBA, Britania e Madhe, Kanada dhe kjo është një sfidë e re e kohës. Sot qytetarët duan të dinë sa të sigurat janë veprimet e tyre me sistemin tonë dixhital, në sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një program, sistem dixhital të krijuar më shumë se 8 vite më parë me një kredi të butë të një vendi të Bashkimit Europian dhe ku janë angazhuar forca dhe asdministratorë të këtij sistemi.

Advertisements

Nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta por të them që ky sistem i përkasin një trashëgimnie me të cilët po punohet për një proces integrues të plotë që nuk është e lehtë për tu bërë. Drejtorja e AKSHI-t do të sqarojë opinionin publik i cili është një sistem ku kryen miliona ndërveprime, një sistem që rrit garancinë e sistemit të të dhënave. Aspekti i punës dhe ndërveprimi i AKSH-it dhe drejtorinë e tatimeve nuk janë të lidhura në asnjë formë me njëra tjetrin. Kjo për të siguruar qytetarët në lidhje me integritetin, ne jemi të ekspozuar ndaj su lmeve kibernetike ndaj AKSHI funksionon me 3 shtylla, programimi dhe mirëmbajtja e sistemit, mbrojtja kibernetike është pjesë e AKSH-it përballet me sulmet kibernetike”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDy rastet e para me “Omicron” në Shqipëri, zbulohet shteti nga erdhën qytetarët e infektuar me variantin e ri
Artikulli tjetërPo përgatiste bakllavanë në BBV/ Bashkëshortja i thotë diçka publikisht Ilirit(Foto)