Sinoptikanët parashikojnë temperaturat për ditët në vijim: Ja çfarë moti do bëjë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në Shqipëri

Në Shqipëri dhe gjithë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i ftohtë. Mëngjesi pritet të kushtëzojë acar të fortë sidomos në viset kontientale duke mos qenë imune as disa vise mesdhetare. Në viset malore në Mal të Zi temperatura minimale mund të ulet deri në -20 gradë Celsius. Acar i ftohtë pritet në të gjitha viset kodrinore-malore të rajonit. Gjatë ditës priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Advertisements

Edhe të enjten ftohtë, por me zbutje të acarit polar. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Acar pritet edhe gjatë mëngjesit të së enjtes.

Nga e premtja më ngrohtë. Në Mal të Zi priten reshje lokale bore të cilat shkurtimisht mund të paraqiten edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë. Megjithatë temperaturat do të shënojnë rritje dhe reshjet afatshkurtra do të shndërrohen në reshje lokale shiu.

Advertisements

Për fundjavë na pret mot shumë më i butë, me erëra jugore, vranësira, intervale kohore me diell. Në Shqipëri riga lokale shiu të cilat në disa vise pritet të intensifikohen gradualisht. Reshje shiu priten edhe në Kosovë, më të theksuara në Dukagjin.

Më fund të këtij viti kemi një shancë të mirë për një mini-goditje dimërore dhe reshje bore, por bazuar në ecuritë më të fundit sinoptike një goditje e fuqishme dimërore nuk duket në horizont./MeteoBallkan

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPaguhej 247 milionë lekë në muaj? Reagon Ben Blushi, ja si qëndron e vërteta
Artikulli tjetër‘Irena po nuk është e vërtetë, nuk e kam aq rrogën! Plasin memet në rrjetet sociale