Pak ditë më parë Atdhe Xharavina u kap mat me konkurrenten e “Përputhen”, Efin. Dyshja u fotografuan nga “Kryefjala.com” në një dyqan fustanesh në Tiranë. Pasi fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit, Atdheu i hodhi më shumë benzinë zjarrit me anë të një postimi në rrjete sociale.
Advertisements
Advertisements
“Efffaaaa sa i lumtur sot”, shkroi ai, duke nxitur aludimet për një lidhje dashurie. Mirëpo si qëndron e vërteta? Atdheu ishte sot i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tha se Efi është vetëm një mikeshë.
“Efin e kam shoqe”, u shpreh Atdheu, duke i hedhur poshtë lajmet për një lidhje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!