“Blindohet” Partia Demokratike, Lulzim Basha vendos kamera pasi incidenteve të fundit(FOTO)

Partia Demokratike “blindohet” me kamera. Mëngjesin e kësaj të mërkure disa teknikë janë parë përreth ambienteve të PD duke montuar kamera sigurie, siç shihet dhe në foto.

Advertisements

Ky vendim vjen një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha, anëtarë të Grupit të Rithemelimit dhe mbështetës të tyre u futën me forcë në seli. Një person i identifikuar si Fation Dauti theu me forcë derën ku do të mbahej mbledhja e Berishës.

Ndërkohë, ish-kryeministri në deklaratë për mediat nga salla përballë Lulzim Bashës, tha se anëtarët e Grupit të Rithemelimit kishin vendosur që përmes një shkrese t’i komunikonin Bashës vendimin e shkarkimit të tij nga posti.

Advertisements

Në selinë blu ka ndodhur dhe më parë incidente të kësaj natyre. Një javë më parë Belind Këlliçi deklaroi se persona të armatosur që qëndronin brenda PD i kishin vjedhur zyrat. Madje, ai bëri dhe një kallëzim penal në Polici.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Një nga krimet më të rënda në historinë e vendit’, mediat japin detaje mbi ekzekutimin e Flamur Beqirit
Artikulli tjetërI fundit! I akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullarit në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të arratiset(Detaje)