Gjatë spektaklit të së martës, Beniada u vu përballë një zgjedhje. Ishte radha e saj që të hapte kutinë e Pandorës, në të cilën kishte një surprizë për të dhe një dënim për banorët e tjerë.
Advertisements
Modelja seksi vendosi që të pranonte surprizën, e cila kishte të bënte me një udhëtim nga Dubai në Maldive, së bashku me prindërit dhe vëllanë e saj.
Duke qenë se Beniada zgjodhi që ta merrte dhuratën, banorët e tjerë u d ënuan që të flinin jashtë në të ftohtë. Ajo kishte të drejtë që të zgjidhte një person që të rrinte me të brenda dhe ajo mori Einxhel.
Advertisements
E natën banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e kanë kaluar në oborrin e banesës. VIP-at kanë nxjerrë në oborr dyshekët dhe batanijet. Nga ana tjetër, ata ende nuk e dinë se sa mund të zgjasë ky dënim që “Vëllai i Madh” u dha si pasojë e Beniadës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!