“Nuk ka më front opozitar”, Monika Kryemadhi pranon hapur ndarjen politike me Bashën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë zërat që kjo parti ka bërë kërkesë për deputetë.

Advertisements

Duke folur në Abc, Kryemadhi është shprehur se kjo çështje është ngritur si një alibi pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj në këtë situatë ku ndodhet politika nuk ka më front opozitar pasi secili nga opozita po sulmojnë njëri tjetrin dhe jo qeverinë.

Advertisements

“Nuk ka pasur kërkesë. Nga LSI për deputetë nuk ka pasur kërkesë për deputet. Ka qenë alibi për rezultatin e zgjedhjeve për humbjen. E dyta është se LSI ka qenë strukturë politike që PD dhe PS i ka qëndruar besnike në marrëveshjet. Edhe djegia e mandatave. E mbani mend që e sulmonin LSI. Përball një shteti mafioz, ishte unifikimi për një qëndrim që u quajt fronit opozitar. Nuk ka më front opozitar. Se më shumë dëgjojmë akuza ndaj njeri tjetrit dhe akuza politike sesa kundër Edi Ramës. Ne e kemi të artë rrugën tonë do vijojmë me denoncojmë. Por pres SPAK dhe KLP për letrën për prokurorinë e Elbasanit. Nuk kam përgjigje ende. Po presim. Do bëjmë komunikime zyrtare për të parë nëse janë të vërtetë në atë që kanë nisur.” tha Kryemadhi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Të shtëna me àrmë zjarri pranë gjykatës në Shkodër, raportohet për një të plàgosur rëndë
Artikulli tjetër“Garantoj se do të jetë një garë e barabartë për të gjithë”, Sali Berisha flet për kryetarin e ri të PD-së: Ja arsyeja pse nuk tërhiqem nga kandidimi