Në Shqipëri dhe gjithë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë ulje për shkak të rrymimeve ajrore nga veriu.
Advertisements
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i qetë dhe shumë i ftohtë veçanërisht gjatës natës dhe mëngjesit. Gjatë ditës priten alternime mes intervaleve të gjata kohore me diell dhe vranësirave lokale. Temperaturat ditore pritet të luhaten nga 0 deri në 4 gradë Celsius. Në Shqipëri (mesdhetare) pak më ngrohtë. Gjatë netëve dhe mëngjeseve priten minuse nga -5 (nëpër ultësira)deri në -15 gradë Celsius në disa vise malore, madje në malet e Malit të Zi mund të jetë edhe më ftohtë.
Nga e enjtja zbutje graduale e acarit, ndërsa nga e premtja rritje të ndjeshme të temperaturave. Në Shqipëri, në fundjavë priten reshje lokale shiu të cilat vende-vende do të vijnë duke u intensifikuar gradualisht./MeteoBallkan
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!