Simptoma e “Omicron” që pak njerëz e dinë, mjeku paralajmëron të tregohet kujdes gjatë natës, ja arsyeja

Teksa rastet e reja me Covid vijojnë të rriten, mjekët po paralajmërojnë për një simptomë të variantit “Omicron” gjatë natës, të cilën shumë njerëz mund të mos e kenë ditur.

Advertisements

Janë të njohura gjerësisht tashmë simptoma të tilla si: temperaturë të lartë, kollë të vazhdueshme humbje të shijes ose nuhatjes, etje.

Mirëpo ekspertët tani po paralajmërojnë për një lloj tjetër simptome, jo fort e njohur nga njerëzit. Dr Amir Khan ka thënë se duhet të tregojmë kujdes ndaj djersitjes gjatë natës teksa flemë gjumë.

Advertisements

Dr Khan shpjegoi:

Simptomat që po dalin nga Afrika e Jugut nga mjekët që kujdesen për pacientët me Omicron tregojnë këto pesë simptoma të reja. Dhimbje fyti, dhimbje të lehta muskujsh, lodhje ekstreme, kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës. Bëhet fjalë për ato lloj djersitjesh gjatë natës ku mund t’ju duhet të ngriheni dhe të ndërroni rrobat.

Ai gjithashtu bëri thirrje që simptomat më të reja të shtohen në faqen e internetit të NHS për të ndihmuar në zbulimin më të lehtë të infeksioneve dhe rasteve të reja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE papritur: Një konkurrent tjetër largohet nga Për’puthen
Artikulli tjetërCovid-19 po lë pasoja në shëndet te ata që e kanë kaluar, hapet përsëri pavioni Post-Covid në Sanatorium