Vendimi i fundit i qeverisë: Nuk ka shpërblim për administratën për festat e fundvitit, përjashtohen vetëm…

Qeveria ka vendosur që administrata publike nuk do të ketë shpërblim në festat e fundvitit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Edhe këtë vit arsimtarët do të mbesin pa marë një shpërblim edhe pse ligji e parashikon një gjë të tillë. Jashtë shpërblimit pritet të mbesin edhe mjekët.

Advertisements

Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.”- thuhet në VKM.

Advertisements

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Përjashtimisht për vitin 2021, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.
Ky përcaktim nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga fondi për pagat e personelit, për institucionet e përmendura në këtë pikë, miratuar në buxhetin e vitit 2021.”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! 36-vjeçari përplas për vdèkjè këmbësorin, policia tregon detaje rreth aksidentit
Artikulli tjetërËshtë super i pasur/ Por shikoni si e ka lënë të jetojë nënën e tij, Salt Bae kritikohet ashpër (VIDEO)