Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Tik Tok rreth një videoje e cila është bërë virale nga protesta e sotme para Kryeministrisë të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Advertisements
“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaja Shqipërinë nga të marrët…”- shkruan Rama në rrjetin social Tik Tok duke ironizuar protestën kundër “Open Balkan”.
Në videon në fjalë një djalë i ri tentoi të shkulte flamurin serb por jo vetëm që nuk mundi por u rrëzua dhe vetë duke u lëndua rëndë.
Advertisements
Ky ishte një ndër incidentet e ndodhura gjatë protestës së thirrur nga Berisha ku disa të rinj të tjerë dogjën edhe flamujt serbë të shkulur nga vendi në shenjë revolte. /albeu.com/
@ediramatiktok Unë tradhëtar dhe ky patriot i bie apo jo😂 Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët🙏
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!