I tha që do dilte nga Big Brother VIP, DJ PM tregon se a i ka ngel hatri me Dagzin pasi ai e theu premtimin

Mbrëmjen e së premtes Dj PM dhe Dj Dagz u eliminuan nga “Big Brother VIP”, mirëpo ky i fundit u rikthye pasi për ta u hap një televotim.

Advertisements

Fillimisht, Dj Dagz nuk pranoi të futej në shtëpi pa mikun e tij, por më pas u rikthye në lojë. Megjithatë, përgjatë këtyre dy ditëve ai është parë shumë i mërzitur.

Dj PM ishte sot i ftuar në “Big Brother VIP FAN Club”, ku tregoi se nuk i ka ngelur hatri me qëndrimin e Dj Dagz.

Advertisements

“Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. E di që është pak i mërzitur brenda. Në një farë forme nuk i rrihet pa mua Dagzit. Ka humbur busullën sepse e ka një nuancë për me nejt, që është Einxhel, po në të njëjtën kohë jam dhe unë jashtë. Unë prandaj Dagzin e dua shumë dhe e respektoj. Ne e kemi pasur të futeshim si dyshe brenda, me dalë si dyshe jashtë. Nuk më ka ngelur hatri realisht. Unë atë ditë live i thashë ‘vazhdoje lojën brenda’ dhe pse Dagzi tha do e vazhdoj deri nesër edhe do dalë. Pastaj nuk e di çfarë nuk ka ndodhur, po e shoh që ai është i mërzitur. Kam qejf që Dagz ta shijojë këtë eksperiencë”, tha Dj PM.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kam background, s’jam kot”, reagon keq Antonela: Për 10 muaj kam arritur këtu, imagjino ku do jem pas 5 vitesh
Artikulli tjetërBëhuni gati për një super javë: Ja 3 shenja Horoskopi do të ndihen me fat