Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledi Dervishaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit Aleksandër Vuçiç në Shqipëri ditën e nesërme.
Advertisements
Përmes një postimi në rrjetet sociale Dervishaj shkruan se vizita e tij në Shqipëri nuk është për të mirën e shqiptarëve apo të Kosovës.
Sipas tij arsyen e vërtetë të vizitës së presidentit serb e di vetëm kryeministri Edi Rama pasi ai e ka mik, ndërsa shqiptarët jo.
Advertisements
“Aleksandar Vučić nesër dhe pasnesër në Tiranë. Për çfarë vjen? Për të mirën e Shqipërisë, shqiptarëve apo të Kosovës? Kurrësesi që JO. Atëherë për çfarë vjen?!
Këtë e di veç ai që e ka ftuar. Ai e ka mik, shqiptarët JO”, shkruan ai.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të vijnë nesër në Tiranë në kuadër të takimit të radhës për nismën “Open Balkan”, por do të priten me protesta.
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që nesër në orën 16:00 të gjithë mbështetësit e tij të mblidhen në selinë e Partisë Demokratike. Më pas, siç bëhet me dije dhe në posterin e Berishës, të gjithë do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!