Policia blindon Vlorën, efektivë të armatosur dhe me kapuç postbllok në rrugët e qytetit për kapjen e atentatorëve të Indrit Sabedinit

Policia e Vlorës po vijon kontrollet për kapjen e personit ose personave të cilët kanë organizuar atentatin ndaj 33-vjeçarit Indrit Sabedini.

Advertisements

Siç shihet dhe nga pamjet, në rrugët kryesore të qytetit efektivë të armatosur kryejnë kontrollin fizik të të gjithë shoferëve që qarkullojnë.

Kujtojmë se atentati me tritol ndaj 33-vjeçarit ndodhi pasditen e sotme në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e zonës.

Advertisements

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një sasi të madhe tritoli prej 400 gramë.

Dyshohet se atentatori ka qenë në afërsi të vendngjarjes ku kanë bërë të mundur dhe aktivizimin e lëndës plasëse.

Indrit Sabednini nuk rezulton një person me precedent të mëparshëm penal në Shqipëri, ndërkohë që grupi hetimor po vijon hulumtime dhe për aktivitetet e tijjashtë vendit, ku objektivi i atentatit ka jetuar më përpara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ajo nuk po të lë të shohësh fëmijën”/ Nëna thërret në seancë ndërmjetësimi të birin, djali: Nuk të dhemb ty aq sa…
Artikulli tjetërLefter Maliqi: Më bëni drejtor policie dhe shihni çdo të bëj për një javë