Familjarët e 47-vjeçarit i cili ndërroi jetë ditën e sotme në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut kanë thënë se nuk ishin në dijeni se ai vuante nga ndonjë sëmundje.
Advertisements
Azbi Kaba prej 5 muajsh ishte diagnostifikuar me kancer dhe për këtë nuk iu dha asnjë lloj mjekimi, duke bërë që gjendja e tij shëndetësore të rëndohej dhe të humbte jetën në qeli.
Nena e tij e shkatërruar nga lajmi i hidhur thotë se ai ka qenë një njeri punëtor dhe kujdesej shumë për 3 fëmijët.
Advertisements
Ajo shton se i biri nuk kishte qenë më parë i sëmurë, ndërsa kohët e fundit ishte dobësuar shumë.
“Përmes telefonit, ka qenë 7 vite i dënuar. Ka 3 fëmijë, nuk ka pas asnjë lloj sëmundje, ia shtuan ata atje. Një aspirinë se pinte për kokë, punonte dhe ruante fëmijët e vet. Në gjyq nuk e kanë nxjerrë, vetëm kur I cuan dënimin në dhomë. Nuk isha në dijeni se është bërë operacion, e pashë ateherë ishte dobësu, 1 kg njeri. Na genjente dhe avokatja, duke na sorollat. Fletën e arrestit në dhomë, as drogë as asgjë ska qenë I përfshirë ai.”, tha ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!