Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi ditën e sotme në rrjetet sociale disa foto që tregonin efektivë të RENEA-s dhe Gardës së Republikës në një tarracë, teksa shkruante se këta efektivë ishin të vendosur mbi selinë e Partisë Demokratike.
Advertisements
Akuzave të tij i është përgjigjur nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili shkruan se ato foto janë fotomontazhe të dëshpëruara të Sali Berishës, ashtu si çdo akt i ish-kryeministrit. Ai ka publikuar edhe fotot e vërteta sipas tij, që janë nga protesta e opozitës në vitin 2019, me efektivët të vendosur mbi selinë e kryeministrisë.
“Shpifjet, akuzat e rreme apo fotomontazhet ndaj cdokujt qe mendon kunder ishin dhe mbeten metoda bolshevike me te cilat funksionoi regjimi i shkuar dhe nostalgjiket e tij qe jane ende ne qarkullim. PD nuk eshte peng i se shkuares dhe e mentaliteti enverist. Selia e saj eshte e demokrateve dhe nuk ka as forca speciale as police te Edi Rames ne te.
Advertisements
Fotomontazhet e halleve te Sali Berishes jane sa shpifese aq dhe te deshperuara, si cdo akt i tij gjate muajve te fundit. Ne epoken moderne te internetit me nje kerkim ne google gjendet lehte se fotomontazhi i SB eshte nje foto e shkrepur ne vitin 2019 ne tarracen e kryeministrise.
Sic manipulon keto foto, manipulonte dhe me demokratet per hallin e tij gjate ketyre muajve. Por tani eshte koha per te lene pas te shkuaren.
Demokratet zgjodhen te ardhmen dhe keto manipulime qesharake vetem konfirmojne qartas se kane bere zgjedhjen e duhur”, shkruan Alibeaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!