Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Si i shpëtoi 33-vjeçari atentatit me tritol në vitin 2017

Pasditen e sotme i është bërë në atentat me tritol, 33-vjeçarit Indrit Sabedini në Vlorë, ku si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Advertisements

Korrespondenti i Panorama.al, raporton se i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Atentati ndaj tij, është bërë pranë garazhit, në pallatin ku ai banonte në lagjen “10 korriku”.

Por kjo nuk është hera e parë që i bëhet një atentat i tillë. Panorama.al mëson se Sabedinit i është vendosur një sasi lënde shpërthyese në makinën e tij, 4 vite më parë.

Advertisements

Asokohe, Sabedini ka arritur të pikasë pakon e dyshimtë që i ishte vendosur në makinë. Sipas të dhënave, ai nuk ka dhënë emra të dyshimtë duke deklaruar se nuk kishte konflikte me asnjë person.

“S’kam pasur konflikte të mëparshme dhe as kam hasmëri me persona të tjerë. Nuk kam marrë ndonjë kërcënim gjatë kësaj periudhe, ndaj nuk di se ku mund të dyshoj. Pres që të jeni ju të policisë që të zbardhni të plotë ngjarjen”, ka deklaruar para grupit hetimor Sadedini.

Në vitin 2017, Specialistët e Njësisë Speciale Antieksploziv të ardhur nga Tirana kanë kryer shpërthim të kontrolluar, ndërsa pikërisht nga këta të fundit është konfirmuar se sasia e pakos me lëndë eksplozive (tritol), ishte në një sasi rreth 500 gramë.

Edhe në atentatin e kësaj të diele, dyshohet se i është vendosur e njëjta sasi eksplozivi. Lënda ishte punuar në mënyrë artizanale, teksa bomba ishte lidhur me një celular dhe më pas ishte mbështjellë me një qese të zezë duke ia vendosur automjetit tip “Benz” me targa AA 233 0X në pronësi të 33-vjeçarit Sadedini.

Pavarësisht se kanë kaluar 4 vite, ende nuk ka asnjë informacion lidhur me autorët që i kanë vendosur tritolin 4 vite më parë. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, ku dallohej një person që i afrohej mjetit të 33 vjeçarit ku mendohet se i ka vendosur dhe lëndën shpërthyese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Dyshohet për gjysmë kg tritol”- Detaje tronditëse nga atentati në Vlorë, lënda plasëse ishte vendosur në hyrjen e garazhit të pallatit ku banonte objektivi
Artikulli tjetër“RENEA dhe GARDA mbi selinë e PD”, Alibeaj publikon fotot: Fotomontazhet e halleve të Sali Berishës janë të dëshpëruara, si çdo akt i tij