E fundit/ Trashësi e madhe dëbore: Fëmijë, të moshuar dhe gra përjetojnë ‘tmerrin’ në Mashkullore

Dëbora vijon të krijojë probleme në lëvizjen e mjeteve sidomos në aksin Shtyllë- Panarit. Një banor ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi se 3 mjete xhipa ishin bllokuar pasditen e djeshme në zonën e quajtur “Mashkullorë” te Korces në këtë aks pasi trashësia e dëborës ishte shumë e lartë.

Advertisements

Në mjetet e bllokuara kanë qenë 15 veta nga fshati Panarit mes tyre 2 fëmijë, 2 të moshuar, 1 grua dhe pjesa tjetër të rinj.

Njëri prej të rinjve në mesazhin që dërgon thotë se kanë punuar në të ftohtë për të bërë lëvizjen e mjeteve por nuk ja kanë dalë dot pasi temperaturat ishin shumë të ulta dhe kanë rrezikuar edhe të ngrijnë atje.

Advertisements

Pasi kanë njoftuar fadromën e autoriteteve të zonës ajo ka ndërhyrë por nuk e ka hapur të gjithë rrugën për lëvizjen e mjeteve pasi kishte rënë nata.

Pas kësaj 15 personar mes tyre fëmijë e pleq ka zbritur në këmbë drejt fshatit duke ecur të paktën 2 orë në këmbë mes dëborës. Banorët apelojnë që sot autoritetet të vijonë hapjen e rrugës pasi ka prej atyre që duhet të bëjnë blerje ilacesh por edhe rezerva ushqimore.

(E.H/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk do e njihni! Ja si dukej Semi përpara ndërhyrjeve në fytyrë (FOTO)
Artikulli tjetër“Jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë”/ Adrola Dushi flet për kohën më të vështirë në jetën e saj