Me thikë dhe armë, grabitësit hyjnë në shtëpi dhe ‘terrorizojnë’ ish-futbollistin e njohur

Aventurë e keqe për ish-sulmuesin Antonio Di Natale, tani trajner i Carrarese.

Advertisements

Gjashtë hajdutë hynë në shtëpinë e tij duke i drejtuar një thikë në fyt dhe një armë në kokë, marrë nga Calciomercato.com.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur hajdutët i kanë marrë nga kyçi i dorës një Rolex 30 mijë euro.

Advertisements

Të parët që lajmëruan policinë ishin familja e Di Natale, të cilët panë gjithçka nga shtëpia e vjehrërve të tij.

Edhe në janar 2012 hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e ish-sulmuesit, por në atë rast trajneri Carrarese nuk ishte në shtëpi. /abcnews.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e shtunë, 18 dhjetor 2021
Artikulli tjetër‘’Big Brother Vip’’/ Nata nis me një pyetje të ‘sikletshme’ për banorët!