Këngëtarja Ronela Hajati është single dhe jeton akoma me nënën e saj.
Advertisements
Artistja shqiptare është shprehur se dëshiron të dashurojë por akoma nuk ka gjetur një djalë që ta dashurojë.
Gjatë një interviste, ajo tregoi se dëshiron privatësi, por jeton akoma me mamanë e saj pasi është vajzë e vetme dhe i ati i ka vdekur.
Advertisements
“Nuk do toleroja askënd që do më thoshte të lija muzikën. Partneri im dua që të jetë i pari në profesionin e vet, të bëjë një punë që e do me shpirt, ashtu si unë. Këngëtare më kanë gjetur të gjithë njerëzit, shoqëria dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj, derisa të ma japë koka ime. Të më thotë dikush lije muzikën se konceptoj dot. Aktualisht jetoj me mamin tim, kam pasur momente kur kam dashur të ikja nga shtëpia, por s’mund ta lë vetëm.
Jam vajzë e vetme, s’ka fëmijë të tjerë, bashkëshortin se ka më. Ajo është vetëm edhe pse me mua atje, kam nevojë për pavarësi, por se lë dot. Ka vite që më thotë kur do martohesh, por është konservatore. Familja është gjëja e shtrenjtë për të. Por mendoj se në kohët që jemi familja e shëndoshë është e vështirë për tu arritur dhe për ta mbajtur, s’dua të bëj gabime që do rëndojnë diku tjetër, tek fëmija, apo bashkëshorti. S’ka ardhur njeriu i duhur, s’më pëlqen njeri.
Nuk është për tu ankuar. Besoj shumë tek kimia, kam dëshirë të jem e dashuruar shumë, aq sa të mos i vë re gabimet e tij. Deri tani s’më ka ndodhur. Gjej vetëm ‘cenet’ tek djemtë. Jam tolerante në marrëdhënie, kur jam e dashuruar jam absolutisht një engjëll, jam romantike. Kam qejf të bukurën, dashurinë por kur të ndodhë. S’dua të gjej dikë se më erdhi mosha, apo se duhet. S’më intereson çfarë thonë të tjerët. E dua burrin shqiptar”, tha Ronela Hajati.
Këngëtarja tregoi edhe një episode ku “bëri për vdekje” një djalë në club.
“Jam rrahur vetëm me një çun, e kam bërë të vdekur. E meritonte, ishim në një club, ishim shoqëri e madhe. Ky djali ishte me dy goca, më shtynte. Herën e katërt më shty aq fort dhe rashë në cepin e tavolinës, më bënë sytë xixa.
Tallej, qeshte se kishte pirë, mua po më merrej fryma dhe unë e shtyva, jo të shtyrë, e shava. Kur u afrua për të më rënë, aty i ra një me gotë, u bë hata e madhe. Nisën njerëzit të ziheshin, po nxirrnin nervat e tyre. E mori mavrinë e nxorën jashtë. Tani dal rrallë, më parë kam dal më shpesh”, u shpreh artistja.
(E.H/Faxweb.al)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!