Një tjetër vend evropian ‘shtrëngon’ masat kundër Covid, ja rregullat e reja që do ndiqen

Vala e pestë e koronavirusit dhe intensiteti i lartë i rasteve të reja me COVID-19, ka shtyrë autoritet zvicerane që të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.

Advertisements

Po ashtu do të ashpërsohen masat kundër atyre që ende nuk janë vaksinuar. Masat e reja vijnë pasi autoritet parashikojnë se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e mëparshme.

“Vetëm ata që janë të vaksinuar ose kuruar do të kenë qasje në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Federal. Tubimet private do të kufizohen në vetëm 10 persona.

Advertisements

Shumica dërrmuese e pacientëve në kujdesin intensiv në Zvicër, janë të pavaksinuar. Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset, tha se “numri është trefishuar në muajin e fundit”.

Më shumë se 66 për qind e popullsisë prej 8.6 milionë banorësh të Zvicrës është vaksinuar, me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ Bie nga lartësia e banesës ku po punonte, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar
Artikulli tjetër“Je ndryshe para dhe jashtë kamerave”/ ‘Plas’ mes Mikelës dhe Erjonit: “Të ka hipur vetja në qejf”