E rëndë/ Bie nga lartësia e banesës ku po punonte, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Mediat austriake shkruajnë se një shqiptar nga Kosova i moshës 42 vjeç që jetonte në Austri, derisa ishte duke punuar gjatë orarit të punës, ra nga lartësia e një ndërtese dhe humbi jetën.

Advertisements

Thuhet se kosovari nga rrethi Eferding i Austrisë, ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një kulmi në një kompani, në Alkoven.

Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni përcjell albinfo.at.

Advertisements

Kosovari e humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Regionews.at

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Omicron’/ Këto janë 6 simptomat që tregojnë nëse jeni të prekur nga virusi apo jeni ftohur
Artikulli tjetërNjë tjetër vend evropian ‘shtrëngon’ masat kundër Covid, ja rregullat e reja që do ndiqen