Liga e Kombeve është jo vetëm një mundësi për Shqipërinë që duke fituar Ligën B të ketë mundësinë që të ngjitet në Ligën A, por në të njëjtën kohë vendi i parë në Grupin B2 do t’i garantonte një shumë të rëndësishme prej 2 milionë e 250 mijë eurosh.
Advertisements
Pa dyshim që ky është një stimul jo i vogël për të vazhduar për t’u rritur edhe më shumë. Gjithsesi, UEFA nuk ndalet vetëm këtu me bonuset që jep për kombëtaret protagoniste.
Arritja në gjysmëfinale të garanton të paktën 7 milionë euro për vendin e katërt; 8 milionë euro për vendin e tretë; 9 milionë euro për finalisten humbëse (vendi i dytë) dhe 10.5 milionë euro për fituesen e turneut. Kujtojmë se kombëtaret që kanë fituar dy kompeticionet e para të Ligës së Kombeve, janë Portugalia dhe Franca, në sezonin e kaluar
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!