Tragjike/ I riu shqiptar digjet brenda shtëpisë së tij (EMRI+FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lloqan të Komunës së Deçanit, ku një i ri është djegur brenda shtëpisë në të cilën ndodhej, raporton Express

Advertisements

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova.

Advertisements

Për vdekjen e të riut ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëlime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikimet e bëra nga Notradamus për vitin 2022: Nga bomba bërthamore, tek asteroidët dhe rritja e urisë
Artikulli tjetërSarah gati sa nuk rrëzohet në tokë pas puthjes në buzë me Dj Pm