Varianti i ri vjen afër Shqipërisë, konfirmohen pesë raste të reja me Omicron në shtetin fqinj

Të gjithë të infektuarit janë me shëndet të mirë të përgjithshëm dhe me simptoma të lehta, thuhet në njoftim.

Advertisements

Dyshimi i parë u konstatua më 4 dhjetor në një familje në fillim të muajit, pas së cilës të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 187 raste të reja me koronavirus dhe dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Advertisements

Në Mal të Zi anë gjithsej 1812 raste aktive me COVID-19, më së shumti në Podgoricë- 693.

42.8 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 10.5 për qind e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.

Ata do të kontrollojnë posedimin e Certifikatës Kombëtare Dixhitale për COVID në ambientet e hotelierisë dhe në vende të tjera ku mblidhen një numër i madh njerëzish, si dhe nëse shkelet ndalimi për organizimin e dasmave dhe festimeve të tjera private./ REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh mes tyre? Fifi dhe Graniti bëhen bashkë, publikojnë edhe foto
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 17 dhjetor 2021