“Iliri ka qëndruar nën hijen e Kledi Kadiut”/ Gruaja e banorit të Big Brother VIP i ‘përvishet’ Oni Pustinës dhe nuk lë gjë pa i nxjerrë

Vijojnë replikat në lidhje me personazhet e Big Brother.Gjatë ditës së sotme, Oni Pustina ka shkruar një koment për Ilir Shaqirin që u bë shkak për shumë komente dhe deklarata të tjera. Sigurisht bazuar në ecurinë e tij në BBV.

Advertisements

Ai ka shkruar në faqen zyrtare të reality shoë-t se balerini ka qenë në hijen e kolegut të tij Kledi Kadiu: “Ilir Shqiri ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut dhe xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj.

Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin. Uroj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali”.

Advertisements

Nuk kanë qenë të pakta komentet kundër tij, por edhe ata pro. Oni ka marrë kohë edhe për të kthyer disa pëgjigje ndaj disave prej tyre. Ndërkohë që gruaja e Ilirit nuk e ka lënë pa koment diskutimin, pikërisht në komente, ku shkruan se Pustina po kërkon të marrë vëmendje.

“Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës. Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur dhe për shumë gjatë. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem. Sa turp.”

Ndërsa në një tjetër koment, Emanuela shkruan: “Fatkeqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë.”

p align=’center’>Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do kandidojë për kryeministër në vitin 2025? Ja si përgjigjet Sali Berisha
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh mes tyre? Fifi dhe Graniti bëhen bashkë, publikojnë edhe foto