Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së parë të lëvizjes së tij. Ai u shpreh se në 20 dhjetor do të zhvillohet protesta e parë e “revolucionit”, e cila do të ketë 2 qëllime kryesore.
Advertisements
Sipas tij, do të protestohet kundër Ballkanit të Hapur dhe kundër vjedhjes së shqiptarëve.
“20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. Protesta ka 2 qëllime kryesore. Së pari, kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti kundër vjedhjes së hapur. Në datën 20 kombi ëhstë në protestë. Merr fundi skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Kisha paralajmëruar se do ketë ditën e protestës kombëtare”, tha Berisha.
Advertisements
Kjo protestë e thirrur nga Berisha do të bëhet në ditën që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të vijë në Shqipëri në kuadër të nismës “Open Balkan”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!