“Për avionët keni pyetur, u ka rënë çmimi?”/ Arjani ironizon keq Alvisën dhe Bashkimin

Alvisa dhe Bashkimi janë çifti i parë i “Për’puthen 3” dhe mbështeten nga një pjesë e madhe e audiencës, por mesa duket nuk ka gjë që t’ja kthejë mendjen Arjanit i cili haptaz është kundra çiftit dhe nuk u beson aspak.

Advertisements

Duke folur për takimin e tyre, i cili u dha sot, Arjani u thotë atyre se u kënaq duke i parë bashkë në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë, por se pastaj u kujtua se ata kanë qenë dhe më parë te shtëpia e njëri-tjetrit, e se kjo nuk është ndonjë gjë e madhe.

Bashkimi tha se ironinë e Arjanit nuk e pret si profesionist që është.

Advertisements

Bashkimi: Nuk e kam problem nëse nuk më ecën lidhja me Alvisën, 1 javë, 1 muaj, se nuk forcohet asnjë lidhje (në këtë interval), por ironia e Arjanit edhe nënqeshja që ka edhe tani është diçka që nuk e pres nga një profesionist.

Arjani: A po bën analizën mbi mua?

Bashkimi: Ne mund të bëjmë dhe opinion mbi opninonin tënd.

Arjani: Për avionat ke pyetur, ka rënë çmimi në bursë, si janë aksionet e avionave?

Alvisa:E di ti Arjan, se ti shkon me avion nëpër Turqi me shokun tënd. (Hyseni)

Arjani: Jo, jo nuk kam ikur unë. Avionat i do ti.

Kujtojmë se në TikTok, Instagram, YouTube e portale ka qarkulluar një inçizim i Alvisës ku ajo i kërkon Hysenit avion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Erdogan rri në këmbë me..”/ Profesori turk vjen me deklaratën ‘bombë’: Presidenti mezi jeton! (VIDEO)
Artikulli tjetërU arrestua dhe u lirua brenda ditës, Noizy nuk heq dorë! Shfaqet i maskuar si babagjysh në… (VIDEO)