Dyshja e njohur e showbizzit shqiptar veç se janë bërë një ndër emrat më të komentuar në media rozë.
Advertisements
Donald Veshja dhe Bora Zemani, pothujase janë ndarë përfundimisht.
Edhe pse ish-çifti nuk e ka konfirmuar ende, nisja e një lidhje me veprime afrimiteti bashkë me këngtaren Beatrix Ramosaj nga Donaldi veç se e dëshmon një gjë të tillë.
Advertisements
Mirëpo edhe pse Donaldi dhe Bora, duan të ndahen ka njerëz që nuk pajtohen me këtë. Së fundmi, në platformën sociale Facebook është hapur një grup me titullin: “A mund të bëhemi 10 milion shqiptar që të bashkojmë Donaldin me Borën”.
Deri më tani, grupi ka arritur të mbledhë 345 njerëz që janë pro lidhjes së Donaldit me Borën. Megjithatë, grupi nuk duhet të meret edhe aq seriozisht pasi që është vetëm një shaka nga përdorues te Facebook-ut.
Duke e ditur se raporti i Donaldit dhe Borës është bërë edhe viral në rrjete sociale dhe kjo mund të dallohet shumë lehtë nëse veç shkruajmë emrin e tyre në çdo rrjet social.
Tutje, së fundmi është hapur një grup teksa është ironizuar me ish-çiftin kinse duan ribashkimin e tyre.
Ndryshe, moderatorja Bora Zemani vazhdon të qëndrojë e heshtur sa i përket këtyre veprimeve, gjithashtu edhe ato situata se çka po ndodh brenda shtëpisë mes Donaldit dhe Beatrixës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!