Është ndarë nga jeta ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnie Kajtazi-Hyseni.
Advertisements
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije zyrtari i LDK-së, Ekrem Hyseni, teksa shkruan se ky lajm e ka pikulluar shumë.
“Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.
Advertisements
Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.
Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.
Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni”shkruan ai në postimin e tij.
Lumnie Kajtazi-Hyseni
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!